Sport

Sharje dhe mallkime në profilin e tij në Instagram, presidentin e Interit nuk e duan as tifozët, shkak bëhet Lukaku

4 Gusht 2021, 17:28 Nga DOSJA
Sharje dhe mallkime në profilin e tij në Instagram, presidentin e

ITALI-“Turp të kesh”. “Klloun”. “Shite klubin dhe largohu”. “Mos të shikoj më”. Këto janë disa nga komentet e tifozëve të Interit drejtuar presidentit të klubit Steven Zhang në postimin e fundit në Instagram. Arsyeja për kaq shumë zemërim është shitja e Lukakut drejt Chelsea-t.

Një operacion që i përshtatet dy klubeve, anglezët do të përforcoheshin në mbrojtje, ndërsa Inter do të merrte frymë financiarisht.Një sakrificë e dhimbshme por e domosdoshme në kohë pandemie.

Nuk është më Antonio Conte, trajneri që kishte kuptuar gjithçka dhe i dha lamtumirën klubin me një kompensim prej shtatë milionësh. Nuk është më Gabriele Oriali si menaxher, i cili kishte qenë bashkëpunëtori më i ngushtë i ish-trajnerit si dhe duke ushtruar një rol kyç në menaxhimin e grupit. Duket se dominimi i zikaltërve në Itali do të zgjasë shumë pak.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter steven zhang inter steven zhang

Sondazh

Poll