Aktualitet

PLUMBAT “zgjojnë” Atikën! Përplasje e armatosur në Greqi, plagoset 35-vjeçari shqiptar dhe dy grekë

5 Gusht 2021, 12:25 Nga DOSJA
PLUMBAT “zgjojnë” Atikën! Përplasje e armatosur

GREQI– Një shqiptar dhe dy grekë janë plagosur orët e para të mëngjesit pas një përplasje të armatosur në lagjen Peristeri të Athinës. Sipas Protothema, përplasja me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, më konkretisht në orën 4:00.

I pari në spital, me tre plumba në trup, shkoi një 35-vjeçar shqiptar që po merr mjekim në spitalin e Atticas. Ndërsa rreth orës 5.30, dy grekë u transportuan nga Qendra Mjekësore Peristeri në spitalin Thriasio. Njëri prej tyre kishte marrë një plumb në kyçin e këmbës, ndërsa tjetri në kokë.

Policia po heton lidhjen mes tre të plagosurve dhe çfarë ka ndodhur saktësisht mes të rinjve që ka sjellë përplasjen me armë mes tyre. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet greqi perplasje me arme zjarri ne greqi greqi perplasje me arme zjarri ne greqi

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 09:34

Në Shqipëri, zjarret vazhduan edhe sot për të dhjetën ditë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Pukë, Dibër dhe Elbasan. Forca të shumta ushtarake po punojnë për shu...