Politike

Lasgushi rrezikon të ngelet në Bosfor, problemi që i hapi Rama vetes në letrën e 7-të (FOTO)

1 Qershor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Lasgushi rrezikon të ngelet në Bosfor, problemi që i hapi Rama

Edi Rama është ka zgjuar sot një pjesë të shqiptarëve me një surprizë. Jo fëmijët, demokratët. Të gjithë, përjashtuar Lulzim Bashën.

Ndërsa Lali Erin e ka lënë të merret me fëmijët, vetë iu është përveshur demokratëve, me një letër joshëse here-herë frikësuese, dikur përkëdhelëse, pastaj frustruese, e dhunshme.

E strukturuar si përmbledhje e serisë “50 hijet e Greit”, mbetet e paqartë nëse, ashtu si E. L. James, edhe E. K. Rama do ta zhvillojë me dy botime të tjera.

Por ajo që u vu re në letrën drithëruese të autorit shqiptar, ishte një gabim, që mund të falej nëse nëse nuk do të prekte gjuhën e “vëllait të madh”.R.T. Erdogan.

Në një moment, letërshkruesi ka bërë një gabim që implikon gjuhën turke.

“Imagjinoni për një moment – shkruan ai – sikur zhvillimi i zgjedhjeve në këtë vend të varet nga do apo s’do opozita të bëhen! Mendje të lehta politike e mediatike, kanë rrahur së fundmi shumë ujë në havan, lidhur me sa e tmerrshme qenka të bëhen zgjedhjet pa opozitën dhe sa e thjeshtë qenka, që të shtyhet data e zgjedhjeve meqë s’do opozita!”.

Asnjë gabim sintaksor, leksikor, drejtshkrimor apo ortografik në fjali, përsa i përket gjuhës shqipe.

Madje edhe përsa i përket historisë shqiptare të demokracisë, asnjë gabim.

Por, përveç faktit që historia e demokracisë perëndimore do ta bënte të skuqej këdo autor të këtyre fjalëve, nuk është ky gabimi më i madh.

Siç mund ta vini re, letërshkruesi ka përdorur shprehjen e njohur “rreh ujë në hava”, por me një gabim të pafalshëm, tek fjala turke.

Atë e ka bërë “havan”, duke krijuar kështu të gjitha premisat që Presidenti i Turqisë, që i ka bërë dhuratën më të shtrenjtë me “hava”, të zemërohet me të drejtë.

Kryeministri që krenohet me avionin e Albania Airlines, nuk mund të shtrembërojë një nga tre fjalët kyçe të kompanisë që zotëron, jo vetëm avionin e lyer kuqezi, por edhe linjën e fluturimit.

“Turk Hava Jollari” në turqisht, ose “Turkish Airlines”, mund të ndërpresë bashkëpunimin, duke e lënë shtërgun e Lasgushit përfundimisht në Stamboll dhe krenarinë propagandistike të Ramës në Bosfor, nga ky gabim.

Nuk dihet nëse shprehja “rreh ujë në hava”, që do të thotë në shqip rreh ujë në ajër, është tjetërsuar me qëllimin e denigrimit të turqishtes apo të kompanisë “Turk Hava Jollari”, por shpresojmë që të kalojë pa u vënë re nga të dëmtuarit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike air albania avioni lasgush edi rama letrat e rames per bashen air albania avioni lasgush edi rama letrat e rames per bashen

Sondazh

Poll