Bota

Qeveria greke në aksion, 600 euro ndihmë për të prekurit nga zjarret dhe 6 mijë euro kompensim, 80% mbulim të kostos së s

5 Gusht 2021, 11:05 Nga DOSJA
Qeveria greke në aksion, 600 euro ndihmë për të prekurit nga

GREQI– Transferimi i menjëhershëm i fondeve për mbështetjen e banorëve të Atikës veriore që u prekën nga zjarri katastrofik i Varybombi u njoftua nga Ministri i Brendshëm, Makis Voridis.

Sipas Protothemës, ai tha se kushtet janë shumë të vështira. Kishte kushte ekstreme por edhe faktin se kishte mbi 100 zjarre. Objektivisht është një detyrë e vështirë dhe se prioritet absolut është mbrojtja e jetës njerëzore. Në këtë pikë mekanizmi i evakuimit dhe 112 ishin efektiv.

Ministria e brendshme do të ndërhyjë sot për të ofruar mbështetje të menjëhershme për të prekurit. Ekziston një vlerësim i parë se ka 94-95 ndërtesa që janë dëmtuar në zonën e Varybombi dhe ne duhet të ndërhyjmë. Ne do të transferojmë fonde tek komunat sot për mbështetje të menjëhershme prej 600 eurosh dhe padyshim që do të jetë për të mbështetur viktimat e zjarrit me shuma deri në 6,000 € dhe bizneset me 8,000 € dhe më pas do kalojmë në ndihmën për strehim, i cili është procesi i mbështetjes për njerëzit që të rindërtojnë shtëpitë e tyre,” tha ministri.

Duke folur për çështjen e ndihmës për strehimin e viktimave, Voridis sqaroi se Shteti do të paguajë një shumë prej 80% dhe 20% e mbetur do të mbulohet nga mundësia e marrjes së një huaje, me garancinë e shtetit deri në shumën prej 150,000 euro, ndërsa parashikohet edhe pezullimi i detyrimeve tatimore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni makis voridis zjarre ne greqi makis voridis zjarre ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2021, 08:57

KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj Covid-19.Në një status n...