Aktualitet

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Rovena Vodën, ish-zv.ministrja e Brendshme lihet në ‘arrest shtëpie’

5 Gusht 2021, 09:59 Nga DOSJA
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për Rovena Vodën,

TIRANË– Ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda së bashku me avokaten Majlinda Hasani kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Apelit të Posaçëm. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit ditën e sotme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpi”e për ish-zëvendësministren e Brendshme.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Nuk kam kryer ndonjë shkelje ligjore apo ushtrim ndikimi. Kam respektuar në mënyrë rigoroze ligjin ne ushtrimin e detyrës. Nuk ekzistojnë kushtet për caktimin e masës. Gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar apriori vetëm kërkesën e prokurorisë. Është i gabuar qëndrimi që rreziku për të shkatërruar provat apo për t’u larguar është prezumuar. Në cdo rast duhet të vërtetohen të gjitha pretendimet e prokurorisë për këto fakte e rrethana”, ka thënë Voda.

Voda dhe avokatja e saj Majlinda Hasani kërkuan ndryshimin e masës me argumentin se është e paarsyeshme që për një çështje që i përket 2019-2020 të mbahen nën arrest, ndërkohë që nuk ka rrezik të largohen apo të prishin provat.

Voda akuzohet për veprën penale “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Megjithatë mbetet e paqartë sesi ka funksionuar skema dhe tek cilët persona ka ndërhyrë Vodo për t’i siguruar vendin e punës, një prej të akuzuarve, por pavarësisht ndërhyrjes dhe pagesës së bërë, emërimi në detyrë nuk është bërë.

Procedimi penal është bërë më 2021 dhe siç bëhet me dije nga SPAK, hetimet ende nuk kanë përfunduar, ndërsa pritet të zbardhjet zinxhiri i plotë i personave të përfshirë në dosje. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rovena voda rovena voda

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 09:34

Në Shqipëri, zjarret vazhduan edhe sot për të dhjetën ditë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Pukë, Dibër dhe Elbasan. Forca të shumta ushtarake po punojnë për shu...