Aktualitet

Zjarri në Nartë, kreybashkiaku Leli: Flakët nën kontroll, boll me zjarret, janë të qëllimshme

5 Gusht 2021, 11:41 Nga DOSJA
Zjarri në Nartë, kreybashkiaku Leli: Flakët nën kontroll,

VLORË– Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka reaguar mbi aituatën e Nartës ku ra zjarr paraditene sotme. Ai ka thënë se ky zjarr ishte i qëllimshëm dhe se fatmirësisht situata është vënë nën kontroll dhe ka mbëtur vetëm një zonë me ullinj ku po shuhen flakët.

Ai i ka bërë apel të gjithëve të ndalojnë me zjarrvënie të qëllimshme pasi nuk ka më sens që në një sezon turistik të ketë situata të tilla në të gjitha aspektet duke përmedur sakrificën e zjarrfikësve nga mëngjesi në darkë.

“Një zjarrvënie e qëllimshme siç duket përsëri në zonën e depozitave në hyrje të Vlorës. Me mobilizimin e të gjitha forcave zjarrfikëse që kanë me shumë se 45 min që punojnë në territor, Policinë e Shtetit, të gjithë në krye të punëve për të fikur zjarrin. Është venë në kontroll, ka ngelur vetëm një zonë që është në drejtim të zonës me ullinj, e cila po vihet në kontroll nga momenti në moment. Thirrja dhe apeli ime është boll me zjarret sepse nuk ka më sens që sezon turistik papërgjegjshmëria njerëzore të shkaktojë një katastrofë të tillë dhe një situatë kaq të dëmshme në të gjitha aspektet, për punën e këtyre njerëzve që janë duke sakrifikuar nga mëngjesi në darkë prej kaq ditësh dhe mbi të gjitha për dëmin e madh që i shkaktojnë ministrisë së Turizmit”

Lajmi kryesor: Përkeqësohet situata në Vlorë, rrezikohet Llogaraja! Era ndal operacionin për shuarjen e zjarrit në Karaburun, u rrezikohet jeta ushtarëv! Ministria asnjë fjalë për ndërhyrje nga ajri…

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan leli zjarret ne shqiperi zjarri ne narte dritan leli zjarret ne shqiperi zjarri ne narte

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 09:34

Në Shqipëri, zjarret vazhduan edhe sot për të dhjetën ditë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Pukë, Dibër dhe Elbasan. Forca të shumta ushtarake po punojnë për shu...