Aktualitet

Kapet me pushkë dhe mitraloz, vihet në pranga qytetari nga Berati

5 Gusht 2021, 10:12 Nga DOSJA
Kapet me pushkë dhe mitraloz, vihet në pranga qytetari nga Berati

BERAT– Policia e Beratit ka shtuar jontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe ditën e sotme është arrsetuar një person me iniciale A.S i cili u kap me një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitraloz pa leje.

Njoftimi i policisë:

“Kontrolle të shtuara nga Komisariati i Policisë Berat, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitraloz, vihet në pranga poseduesi. Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje”, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë mirorganizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, në fshatin Pobrat, Dimal. Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. S., në ambientet e jashtme gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pushkë gjysmëautomatike dhe një mitroloz, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 1 person ne berat arrestohet 1 person ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Gusht 2021, 09:34

Në Shqipëri, zjarret vazhduan edhe sot për të dhjetën ditë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Pukë, Dibër dhe Elbasan. Forca të shumta ushtarake po punojnë për shu...