Politike

Shënjestron drejtpërdrejt Yuri Kim, Berisha nuk ndalet: Non grata ime, vendim politik, nuk duan të futem në Kuvend. Përdori

5 Gusht 2021, 10:16 Nga DOSJA
Shënjestron drejtpërdrejt Yuri Kim, Berisha nuk ndalet: Non grata ime,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka pritur shumë keq komentin e bërë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim lidhur me “ngrënien e barit”. Në konferencën e tij për shtyp, lideri historik i demokratëve, Berisha tha se dogmën e barit ishte përdorur për shqiptarët nga diktatori Enver Hoxha dhe që sipas tij, sot përdoret nga albanofobë të pandreqshëm.


Blinken të depozitojë çdo provë dhe fakt që ka kundër meje dhe familjes time. Sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që iu drejtohem një gjykate. Kurrë se kisha imagjinuar se do të ngrija padi kundër sekretarit të DASH, të një vendi që e admiroj kaq shumë. Dua të mbroj dinjitetin tim dhe të familjes time. Padia është për dinjitetin, vlerë e shenjtë për mua. Me këtë padi, kërkoj të bëj transparencë ndaj shqiptarëve që më kanë votuar në 30 vjet dhe miqve të mi të shumtë dhe të provoj se ky vendim është politik. Është sine materia! Deri më sot nuk është publikuar asnjë dokument kundër meje, për shkakun e vetëm se nuk ka. Kanë qenë raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria, dmth raportet e Edi Ramës që nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri. Kjo dëshmon se vendimi kundër meje bazohet në shpifje. Soros dhe Edi Rama po hakmerren për denoncimin tim për dhunimin e zgjedhjeve, lidhjet me krimin, etj. Në veçanti ku vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Por pavarësisht nga këto nuk kam ngritu padi ndaj vendimit politik, është e drejtë e Blinken për të vendosur kush hyn dhe jo në vendin tij. Kam ngritur padi kundër shpifjeve. Karakterin e këtij vendimi politik e provon kërkesa publike e Yuri Kim për mosfutjen time në Parlament, duke mos pasur asnjë fakt, provë apo dokument përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur Enver Hoxha dhe e përdorin sot albanofobë të pandreqshëm,”-shkruan Berisha.

LAJMI KRYESOR: Ultimatumi i Kim, Sali Berisha nuk dëgjon: S’ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar! Basha të kërkojë një falje nga ambasadorja Kim, “bari” lidhet me Enver Hoxhën

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 sali berisha sali berisha 5 gusht 2021

Sondazh

Poll