Sport

49 sportistë australianë të dehur në aeroplan ,kaos në fluturimin për në Sidnei, “Japan Airline” ka bërë nj

4 Gusht 2021, 13:00 Nga DOSJA
49 sportistë australianë të dehur në aeroplan ,kaos në

JAPONI-Drejtuesit e Australisë kanë kërkuar falje për sjelljen e disa prej atletëve të tyre që shkaktuan zhurmë në aeroplan në fluturimin e kthimit nga Tokio në Sidnei. Për të konfirmuar incidentin është linja ajrore, Japan Airlines.

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik australian u shpreh: “Kompania konfirmoi se disa nga atletët tanë u dehën, nuk dëgjuan kërkesat e ekuipazhit dhe shqetësuan pasagjerët e tjerë.”
“Një sjellje e papranueshme – tha Ian Chesterman, zëdhënës i Komitetit Olimpik australian -. Jam shumë i trishtuar me atë që ndodhi sepse për një grup njerëzish që janë sjellë keq ka diskredituar të gjithë delegacionin e vendit tonë”.

Chesterman tha se ishte një grup prej 49 atletësh nga disiplina të ndryshme, por se sjellja më e keqe ishte ajo e lojtarëve të regbisë për të cilët do të merren masa më të ashpra”, përfundoi përfaqësuesi i Komitetit Olimpik të Australisë

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport australia tokio 2020 australia tokio 2020

Sondazh

Poll