Shkatërrim i pronës me zjarr, drejtim i automjetit pa leje dhe në gjendje të dehur/I vihen prangat tre personave, procedohet
5 Gusht 2021, 09:43Nga DOSJA
KORÇË– Tre persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është proceduar penalisht nga Policia e Korçës për vepra të ndryshme penale.
Procedimi penal ka nisur për një shtetas 38-vjeçar, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ka djegur një sipërfaqe prej 3 dynymë barishte dhe shkurre. Një 57-vjeçar dhe një 25- vjeçar u arrestuan pasi u kapën pa leje drejtimi duke drejtuar automjetin si dhe një 30-vjeçar i cili po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” për shtetasin O. Y., 38 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Baçallëk, Pogradec, ky shtetas ka djegur një sipërfaqe prej 3 (tre) dynymë barishte dhe shkurre. M. P., 30 vjeç, banues në fshatin Shelegar, Sarandë, pasi në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. S.Sh., 57 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec, pasi në kryqëzimin e fshatit Vërdovë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip motor të markës “Yamaha” pa targë. R.V., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan, Devoll, pasi në afërsi të fshatit Baban, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motor të markës “Sgybo” pa targë”.
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
MAQEDONIA E VERIUT- Për shkak të situatës me zjarret në Maqedoninë e Veriut, qeveria ka marr vendimin për të shpallur gjendjen e krizës. Gjendja e krizës do të ...
Aktualitet 5 Gusht 2021, 09:34
Në Shqipëri, zjarret vazhduan edhe sot për të dhjetën ditë në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Pukë, Dibër dhe Elbasan. Forca të shumta ushtarake po punojnë për shu...
KUÇOVË– Banorët e fshatrave Lumas dhe Vodë nuk janë në një mendje. Njëra palë e kërkon ndërtimin e ujësjellësit të Sinecit, ndërsa të tjerët janë në...
VLORË– Një zjarr ka ‘shpërthyer’ ditën e sotme në fshatin Gjormë të Selenicës ku në afërsi të vatres ndodhen edhe banesa, të cilat rrezikohen nga flakët.Zj...
ELBASAN– Dalin pamjet e para nga vendi ku ndodhi aksident në fshatin Bujqës në Elbasan. Drejtuesja e mjetit “FORD”, Oltja Maloku ka devijuar itinerarin pasi par...
KUÇOVË– Banorët e fshatit Vodë kanë dalë pro ndërtimit të ujësjellësit të Sinecit, duke u përplasur edhe fizikisht me kundërshtarët e tyre. Në prono...
DIBËR- Policia e Dibrës ka goditur dy raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, duke proceduar penalisht dy specialistë të Shërbimit Pyjor, të cilët akuzoh...
TIRANË– Policia rrugore është vendosur pasditen e djeshme në aksin Tiranë-Elbasan me automjete të paloguara duke kontrolluar automjetet për shkelje t...