Politike

Përjashtimi i Hajdarmatajt nga radhët e drejtësisë, Paloka: U ndëshkua se kërkoi arrestimin e Tahirit dhe përgjoi krimine

4 Gusht 2021, 19:34 Nga DOSJA
Përjashtimi i Hajdarmatajt nga radhët e drejtësisë, Paloka:

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar si të padrejtë largimin e prokurorit Besim Hajdarmataj nga drejtësia.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se Hajdarmataj u ndëshkua për dy krime të sigurta, që kreu gjatë karrierës së tij: Përgjimin e kriminelëve që manipuluan zgjedhjet në Dibër, si dhe kërkimin e arrestimit të Tahirit.

“Unë nuk e njoh Besim Hajdarmatën dhe nuk marr përsipër as ta mbrojë për çfare i kanë ngritur si pretendim ata që e shkarkuan sepse nuk kam dijeni për të vërtetën, por kam dijeni për dy “krime” të sigurta të tij: -Vuri në përgjim kriminelët që manipuluan zgjedhjet në Dibër, e famshmja dosje 184, duke nxjerrë zbuluar gjithë kupolën, filluar nga Rama! – Kërkoi arrestimin e Tahirit! Kaq besoj mjafton për tu larguar nga drejtësia e Ramës!”- shkruan Paloka.

Sot u mbyll karriera në drejtësi për një nga hetuesit më të njohur të Prokurorisë, Besim Hajdarmataj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka vendosur sot shkarkimin e tij nga detyra duke rrëzuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë. I pranishëm në seancë, me kufje në vesh për të dëgjuar çdo fjalë ishte dhe kreu i ONM-së në Shqipëri, Theo Jacobs. Pas hetimeve të kryera nga KPA-ja, rezultoi se Hajdarmataj nuk i justfikonte pasuritë e tij dhe kishte treguar mangësi të mëdha të njohjes ligjore në shumë çështje që kishte gjykuar gjatë karrierës së tij.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi paloka shkarkohet besim hajdarmataj edi paloka shkarkohet besim hajdarmataj

Sondazh

Poll