Politike

Neutralizohet vatra e zjarrit që rrezikonte Parkun Kombëtar të Llogarasë, Rama: Është bërë rifreskimi i trupave që do t

4 Gusht 2021, 19:17 Nga DOSJA
Neutralizohet vatra e zjarrit që rrezikonte Parkun Kombëtar të

VLORË– Kryeministri ka publikuar një video përmes të cilës dëshmon se vatra e zjarrit që rrezikonte Pyllin Kombëtar të Llogarasë është neutralizuar dhe flakët janë shuar. Në postimin e bërë nga kryeministri Rama, bëhet me dije se është bërë edhe ndërrimi i trupave të Forcave të Armatosura dhe grupit të zjarrfikësve që do të jenë në gatoshmëri gjatë gjithë natës.

“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situates,”- shkruan Rama krah videos.

Gjithsej janë 13 vatra aktivë në vende të ndryshme të Shqipërisë. Zona më në rrezik për momentin është ajo e Fushë Arrëzit ku flakët kanë shkuar pranë banesave. Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama zjarret ne shqiperi edi rama zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll