Politike

Ultimatumi i Kim, Sali Berisha nuk dëgjon: S’ka forcë që më ndal, në Kuvend si deputet i PD! Partia të mos hajë bar! Ba

5 Gusht 2021, 07:11 Nga DOSJA
Ultimatumi i Kim, Sali Berisha nuk dëgjon: S’ka forcë që

TIRANË– “Nxirr fakte dhe prova për shpalljen time ‘non grata’, kështu shqiptarët nuk do të hanë bar,”-kjo ka qenë përgjigja e ish-kryeministrit të vendit, Sali Berisha për komentin e bërë nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim. Me një deklaratë për shtyp, Berisha tha se avokati i tij kishte depozituar padinë për shpifje ndaj sekretarit të Departamentit Amerikan në Shtetit, Antony Bliken për të vënë në vend dinjitetin e tij, ndërsa theksoi se nuk kërkon revokim të vendimit.

Lideri historik i Partisë Demokratike ka ndarë edhe detaje nga takimi që ambasadorja Kim pati me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili sipas Berishës kërkoi fakte privatisht apo publikisht për vendimin “non grata”. Megjithatë Berisha shtoi se inati i ambasadores Kim vjen pas denoncimit të bërë nga ai lidhur me menaxhimin e dosjeve gjyqësore të mbetura stok të Gjykatës së Lartë, që e ka marrë sipas demokratit, Delina Fico.

Në konferencën e tij për shtyp, Berisha u shpreh se ambasadorja Kim është zemëruar për denoncimin e bërë, ndërsa inati i saj është shtuar pas një intervistë në një media të Kosovës, ku kishte përmendur, Matthew Palmer si kumbari i ndryshimit të territoreve me Serbinë. 

Të gjitha pyetjeve për shtatorin, Berisha iu përgjigj se do të ishte vetëm pjesë e grupit parlamentar të PD-së dhe do të ushtronte detyrën si deputet duke respektuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa nuk mbaroi pa kërkuar një ndjesë nga Kim për referencën e “barit”, e cila për Berishën lidhet vetëm me diktatorin Enver Hoxha. Ndërkohë që akuzoi ambasadoren se po sillej si guvernatore, kujtoi se më parë, paraardhësi i saj, Donald Lu i kishte dorëzuar një dosje për Bashën, ku akuzohej për lidhje me rusët. Por për këtë, ai u shpreh se nuk e kishte marrë për bazë pasi dosja kishte vetëm shkrime të “Mother Jones”.

Vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim jashtë selisë blu dha një sinjal të fortë për liderin historik të kësaj force politike, duke i vënë ultimatum Bashës. Ajo u shpreh se PD duhet ta mendojë mirë, pasi një parti s’mund të hajë bar për hir të një deputeti, duke mos e përmendur me emër ish-kryeministrin.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 yuri kim sali berisha sali berisha 5 gusht 2021 yuri kim

Sondazh

Poll