Bota

U lirua pasi ju llogarit gabim dënimi, arrestohet në Spanjë bosi i Ndraghetës

5 Gusht 2021, 10:02 Nga DOSJA
U lirua pasi ju llogarit gabim dënimi, arrestohet në Spanjë bosi

SPANJË– Karabinierët e Bolonjës dhe policia spanjolle arrestuan në Madrid të arratisurin e Ndrangheta, Domenico Paviglianiti, 60 vjeç, “bosi i shefave” siç u quajt në vitet ’80 dhe ’90. 8 dhe 15 ditë,

Sipas Tgcom, Paviglianiti ishte liruar në tetor 2019, në bazë të një llogaritjeje të gabuar të dënimit, ku menjëherë ai ishte arratisur drejt Spanjës.

Paviglianiti, kundër të cilit rëndonin krimet e tipit mafioz, vrasjet dhe trafikun e drogës, u arrestua nga Policia Spanjolle dhe nga karabinierët e komandës provinciale të Bolonjës, e koordinuar nga prokurori Giuseppe Amato dhe prokurorët Roberto Ceroni dhe Michele Martorelli, në bashkëpunim me Shërbimin Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor.

Ai konsiderohet si një anëtar tipik i familjes mafioze Ndranghetista, që vepron ende në komunat San Lorenzo, Bagaladi dhe Reggio Calabria me degë në Italinë Veriore, në veçanti në Lombardi, dhe në Amerikën e Jugut për menaxhimn e trafikut ndërkombëtar të drogës, Paviglianiti ishte dënuar tashmë me burgim të përjetshëm (më vonë u zëvendësua me 30 vjet burg) për një sërë vrasjesh, shoqërime të tipit mafioz dhe vepra penale të drogës, të kryera që nga vitet 1980.

Hetimi që çoi në gjurmimin e tij buron nga dispozita e re e lëshuar nga prokurori i Bolonjës, e cila mbërriti pas një apeli në Gjykatën Supreme e cila gjeti llogaritjen e gabuar që kishte liruar shefin e mafies.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota domenico paviglianiti giuseppe amato michele martorelli roberto ceroni domenico paviglianiti giuseppe amato michele martorelli roberto ceroni

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2021, 08:57

KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj Covid-19.Në një status n...