Bota

Sherr në Britani! Sulmuesi i këput gishtin me hanxhar 30-vjeçarit e më pas largohet

5 Gusht 2021, 08:16 Nga DOSJA
Sherr në Britani! Sulmuesi i këput gishtin me hanxhar

BRITANI– Një sherr brutal ka ndodhur ditën e djeshme në Salford të Britani-së në zonën Cheetham Hill ky një i panjohur sulmoi një 30-vjeçar dhe u këputi atij gishtin.

Daily Mail ka publikuar pamjet të cilat janë kapur nga kamerat e sigurisë dhe duket qartë kur një burrë i veshur me të zeza sulmon me hanxhar 30-vjeçarin dhe i këput atij gishtin, më pas largohet së bashku me një tjetër me një makinë.

Deri më tani nuk është identifikuar autori i ngjarjes dhe as nuk dihet arsyeja e sulmit pasi as viktima nuk e njihte atë. Dëshmitarët okularë tregojnë se ngjarja ndodhi papritur dhe pas asaj autori u largua ndërsa viktima i kërkoi personave që ishin pranë të kërkonin e ti gjenin gishtin e këputur. Të gjithë ishin të shokuar në atë moment.

30-vjeçarai është dërguar në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij është stabël ndërsa mjektë kanë thënë se për ta është diçka e zakonshme dhe kishin hasur shumë raste të tilla si pasojë e aksidenteve.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota i keput gishtin me hanxhar sherr ne salford i keput gishtin me hanxhar sherr ne salford

Sondazh

Poll