Bota

5 Gusht 2021, 08:57 Nga DOSJA

KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj Covid-19.

Në një status në faqen zyrtare të Ambasadës në “Facebook”, thuhet se vaksinimi ndaj koronavirusit, është e vetmja zgjidhje.

Me variantin vdekjeprurës Delta në rritje, vaksinimi është e vetmja zgjidhje. Kur jeni i vaksinuar nuk ka gjasa që të infektoheni me COVID-19, ose nëse ndodh do të keni simptoma më të lehta. Mos bini pre e dezinformatave, vaksinat janë të sigurta dhe efektive”, ka njoftuar ambasada e SHBA-ve në Kosovë.

Shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm javën e fundit që pas raportimeve se varianti Delta kishte hyrë në vend, vetëm ditën e djeshme janë shënuar 221 raste të reja me Covid-19 dhe një person ka humbur jetën.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ambasada amerikane ne kosove koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove varianti delta ambasada amerikane ne kosove koronavirusi ne kosove vaksinimi ne kosove varianti delta

Sondazh

Poll