Bota

Ashpërsohet situata e zjarreve në Greqi, 150 shtëpi të shkatërruara në ishullin e Evias

5 Gusht 2021, 08:17 Nga DOSJA
Ashpërsohet situata e zjarreve në Greqi, 150 shtëpi të

GREQI- Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar nga një zjarr i furishëm që rrethoi një manastir dhe një duzinë fshatrash në ishullin grek të Evias, një nga mbi 100 zjarret që digjen në vend.

Sipas Guardian, në Evia, flakët e mëdha që hidheshin nga pylli mund të shiheshin nga deti. Zjarrfikësit thanë se ishte një zjarr i vështirë për tu kontrolluar në një ishull kodrash me pak shikueshmëri.

Tre murgj nga Manastiri i Shën Davidit kishin refuzuar të largoheshin, shtuan ata, por të gjithë ishin evakuuar nga fshatrat përreth. Policia i tha AFP se do t’i detyronte murgjit të evakuoheshin nëse jeta e tyre ishte në rrezik. Rreth 85 persona të mbledhur në një plazh u evakuuan me pesë varka.

Ishulli Evia është rreth 200 km larg Athinës, ku më shumë se 500 zjarrfikës, një duzinë avionësh bombardues me ujë dhe pesë helikopterë luftuan një zjarr tjetër në periferi të qytetit.

Zjarret shpërthyen ndërsa Greqia është nën mbërthimin e një vale të nxehtë. Ekspertët kanë paralajmëruar se ngrohja globale po rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve të tillë.

Lajmi kryesor/ Europa Jugore nën PUSHTETIN e zjarrit! Shkrumbohen pyjet e Turqisë, Italisë e Greqisë, mjekët ngrejnë alarmin për ndotjen e ajrit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zjarre ne greqi zjarre ne greqi

Sondazh

Poll