Bota

E premtja “shpëtuese” për zonat e prekura nga zjarri në Greqi! Moti do të marrë kthesë, do të ulen ndjeshëm temperat

5 Gusht 2021, 10:00 Nga DOSJA
E premtja “shpëtuese” për zonat e prekura nga zjarri

GREQI– Dita e premte do të jetë ‘shpëtimtare’ për të gjitha rajonet e Greqisë, të cilat janë të përfshira nga zjarret pasi sipas shërbimit meterologjik moti do të pësojë një kthesë të papritur dhe do të marrë ‘fund’ vala e nxehtësisë.

Protothema raporton se nga e premtja moti do të dominohet nga erërat e forta dhe stuhi lokale. Temperaturat do të bien ndjeshëm ne Greqinë perëndimore dhe veriore, ku vlera maksimale nuk do kalojë më shumë se 36 gradë.  Në pjesën tjetër të vendit, me përjashtim të Kretës dhe Dodekanezit, temperatura do të bjerë me 3 deri në 5 gradë Celsius.

Disa zona do të përfshihen nga stuhi të forta, ndoshta edhe me reshje breshëri. Në fundjavë temperatura maksimale do të jetë mes vlerave 35 dhe 37 gradë celcius. Ndërkohë nga e hëna deri të mërkurën pritet sërish një rritje, deri në 40 gradë celsius.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni greqi ndryshimi i motit ne greqi greqi ndryshimi i motit ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2021, 08:57

KOSOVË– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj Covid-19.Në një status n...