Aktualitet

I mori jetën me armë gjahu kushëririt pas sherrit për tokën/ Gjykata lë në burg Kastriot Hasallën, i vëllai: Kini mësh

4 Gusht 2021, 09:41 Nga DOSJA
I mori jetën me armë gjahu kushëririt pas sherrit për

LUSHNJE– Kastriot Hasalla, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të tij, ka dalë para gjykatës së Lushnjes.

Në seancën e sotme, trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë, “arrest me burg”. Kastrioti ka pohuar autorësinë e vrasjes para trupës gjykuese dhe ka kërkuar që të mos mbahen në burg vëllai dhe djali i tij, duke u shprehur se ata nuk kanë qenë bashkëpunëtorë në vrasje. Po ashtu ai është justifikuar me faktin se vrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Jashtë  seancës, në një komunikim për mediat, vëllai i tij Jonus Hasalla ka deklaruar se kërkon mëshirë për të, ndërsa shtoi se do të shkojë në familjen e viktimës për ngushëllim edhe nëse ata do e vrasin.

“Dua mëshirë jo me burgim të përjetshëm por edhe pala tjetër e ka viktimën sepse dhe ai u fut në dhe djalë i ri dhe ai. Edhe ai bir nëne është ka lënë një fëmijë dhe një grua dhe se dëshiroj kurrë që të shkonte në atë fazë po kjo punë arriti. I tremben hakmarrjes se çfarë nuk bën vaki. Unë nuk e di se kur do të vijë vdekja se po ta dija do thoja hajde më merr mua. Skam kontaktuar me palën tjetër. Do shkoj të kontaktoj, le të më vrasin, nesër apo pasnesër do shkoj, duart do i lidh sipas zakonit do i then më vra ose mi zgidh, do shkoj ta ngushëlloj. Po të dojë të më vrasë po do shkoj,”- tha ai.


Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 29 korrikut në fshatin Garunjas të Lushnjes ku pas një sherri për tokën ka mbëtur i vrarë 30-vjeçari Romeo Hasalla dhe janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij. Kushërinjtë Hasalla kishin konflikt prej vitesh në lidhje me një tokë në fshatin e tyre, që sipas nënës të të ndjerit ishte “tokë-shtet” dhe ata kishin vendosur që të mbillnin disa degë ulliri. Viktima Romeo Hasalla, babai i dy fëmijëve të mitur, kishte ardhur nga Greqia vetëm 2 ditë para se të gjente vdekjen dhe kishte shkuar që t’i ndihmonte familjes por humbi jetën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet jonus hasalla kastriot hasalla lihet ne burg kastriot hasalla romeo hasalla jonus hasalla kastriot hasalla lihet ne burg kastriot hasalla romeo hasalla

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 09:17

KURBIN– Një 28-vjeçar nga fshati Fushë Kuqe është arrestuar ditën e sotme në Kurbin pasi u kap në qarkullim nga policia e Kurbinit me 2 armë zjarri...