Abuzim me tenderat e ndërtimit të komisariateve/ Drejtori i Monitorimit në Ministrinë e Brendshme Ferdinand Tarazhi nën het
4 Gusht 2021, 09:50Nga DOSJA
TIRANË– Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet pas padisë së Kontrollit të Lartë të Shtetit lidhur me problemet e gjetura në disa tendera të lëshuara nga Ministria e Brendshme. (Shiko këtu)
Ferdinand Tarazhi, kryetari komisionit të Monitorimit në Ministrinë e Brendshme, bashkë me 4 zyrtarë të tjerë janë kallëzuar nga KLSH në SPAK. Të gjithë dyshohet se kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.
Disa ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal ndaj 5 funksionarëve të Ministrisë së Brendshme pas një auditimi financiar. Gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cenuar barazinë e pjesëmarrësve në gara. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Duke bërë kështu tenderin e dytë, pas atij të Uniformave, që shkon për t’u hetuar në SPAK.
(k.m.dosja.ala)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE– Kastriot Hasalla, i dyshuari kryesor për vrasjen e kushëririt të tij Romeo Hasalla dhe plagosjen e babait dhe dy vëllezërve të tij, ka dalë para gjykat...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka humbur kontrollin! Zjarret në vend po ndizen me radhë nga jugu në veri duke shënuar edhe viktimën e parë. Me vetëm një hel...
TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka nisur hetimet për 5 gratë e riatdhesuara pak ditë më parë nga Siria në ...
Dy mesazheve telefonike të dëguara me datë 27 korrik 2017 në orën 22:03 të mbrëmjes, pritet të vendosin të ardhmen e karrierës së prokurorit Besim Hajdarmata.Ko...
GJIROKASTËR– Viktima e parë u shënua gjatë ditës së djeshme në fshatin Asim Zeneli, 64-vjeçari Andrea Haxhia, ndërkohë që bashkëshortja e tij, ndodh...
TIRANË– Karriera në drejtësi është mbyllur sot për një nga hetuesit më të njohur të Prokurorisë, Besim Hajdarmataj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin dhe ka publikuar të dhënat zyrtare mbi situatën e zjarrit në vendin tonë.Sipas njoftimit të Ministrisë, edhe...
SHBA– Policia e Floridës është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për vrasjen e shqiptares, Joana Peca brenda makinës së saj në sy të dy fëmijëve të mitur. Me...