Aktualitet

Plagosi një me thikë një person pas një sherri banal, policia vë në pranga 48-vjeçarin

4 Gusht 2021, 10:22 Nga DOSJA
Plagosi një me thikë një person pas një sherri banal,

BERAT– Policia e Beratit ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku si pasojë e goditjes me mjet prerës 42-vjeçari ka përfunduar në spital ku ndodhet jahstë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet autori, i cili mbrëmjen e djeshme, plagosi me mjet prerës një 42-vjeçar.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasit G. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kontrolluan zonën dhe bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 42 vjecari ne berat policia e beratit arrestohet 42 vjecari ne berat policia e beratit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Gusht 2021, 09:17

KURBIN– Një 28-vjeçar nga fshati Fushë Kuqe është arrestuar ditën e sotme në Kurbin pasi u kap në qarkullim nga policia e Kurbinit me 2 armë zjarri...