Aktualitet

SPAK nis hetimet për 5 gratë e riatdhesuara nga Siria! Anti-terrori kërkon informacion rreth rekrutuesve dhe financuesve, kus

4 Gusht 2021, 09:00 Nga DOSJA
SPAK nis hetimet për 5 gratë e riatdhesuara nga Siria! Anti-terrori

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka nisur hetimet për 5 gratë e riatdhesuara pak ditë më parë nga Siria në Shqipëri. SPAK ka bërë me dije se gratë do të merren në pyetje. Gjatë marrjes në pyetje, hetuesit do të kërkojnë informacion nga gratë lidhur me rekrutuesit dhe financuesit që i kanë ndihmuar ato që të kalojnë nga Shqipëria në Turqi e më pas në destinacionin final, në Siri.

Për të hedhur dritë mbi këta persona hetuesit e SPAK do të marrin në pyetje: Brunilda Koçollarin, Emanuela Vladin, Ruzhdije Balliun, Lavdie Kacën dhe Klotilda Zanin. Kjo procedurë është ndjekur edhe me Floresha Rashën, ishte gruaja e parë që u riatdhesua nga Siria. 

5 gratë së bashku me fëmijët e tyre menjëherë pasi mbërriten në Rinas më 1 gusht u dërguan në Durrës, ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë, më pas do t’u nënshtrohen të gjitha trajtimeve mjekësore dhe psikologjike. Me ardhjen e tyre në Shqipëri, shkon në 25 numri i shqiptarëve të riatdhesuar nga kampet e ferrit në Siri, Roj e Alhol. Tanimë në Al Hol pas 19 riatdhesimeve të këtij operacioni kanë kanë mbetur edhe rreth 30 të tjerë, të cilët nuk janë identifikuar, por kryeministri Edi Rama paralajmëroi një tjetër operacion shpëtimi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet riatdhesimi nga siria 1 gusht riatdhesimi nga siria 1 gusht

Sondazh

Poll