Aktualitet

Largohet përgjithmonë nga Drejtësia! Vettingu shkarkon Besim Hajdarmatajn, KPA e “masakron”: S’njeh LIGJIN! Ka mangësi

4 Gusht 2021, 08:18 Nga DOSJA
Largohet përgjithmonë nga Drejtësia! Vettingu shkarkon Besim

TIRANË– Karriera në drejtësi është mbyllur sot për një nga hetuesit më të njohur të Prokurorisë, Besim Hajdarmataj. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka vendosur sot shkarkimin e tij nga detyra duke rrëzuar vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për konfirmimin e tij në detyrë. I pranishëm në seancë, me kufje në vesh për të dëgjuar çdo fjalë ishte dhe kreu i ONM-së në Shqipëri, Theo Jacobs.

Pas hetimeve të kryera nga KPA-ja, rezultoi se subjekti i rivlerësimit nuk i justfikonte pasuritë e tij dhe kishte treguar mangësi të mëdha të njohjes ligjore në shumë çështje që kishte gjykuar gjatë karrierës së tij, duke cënuar kështu edhe besimin e publikut.


Kolegji vendosi se Hajdarmataj kishte mungesë burimesh financiare të ligjshme, duke e kaluar limitin prej 1.5 milionësh, ndërsa kur i janë “futur” me kokë vendimeve të marra nga Hajdarmataj, kanë gjetur mangësi ligjore që kishin vetëm një shpjegim: Mosnjohje e ligjit.

Në seancën e parë, të zhvilluar më 16 korrik në Kolegjin e Posaçëm e Apelimit, kur u shpalosën konkluzionet Hajdarmataj u akuzua se ka cënuar rëndë besimin e publikut të sistemi i drejtësisë, ndërsa Komisioneri Publik theksoi se në pesë çështje të verifikuara, Hajdarmataj ka qenë në rolin e prokurorit dhe në raste të tjera është vlerësuar në cilësinë e drejtuesit, paraqitën mangësi profesionale. Këto gjetje bënë që Theo Jacobs të shpërthente në ofendime në sallë duke e konsideruar të turpshme punën e bërë nga Besim Hajdarmataj.

Besim Hajdarmataj ka kaluar me sukses në shkallën e parë të Vettingut, pa asnjë kontestim në të treja shtyllat e hetimit, atë të pasurisë, aftësisë profesinale dhe të pastërtisë së figurës. Por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit nuk e pranoi një gjë të tillë. Besim Hajdarmataj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë 20 viteve, ai ka mbajtur poste drejtuese në Prokurorinë e Tropojës dhe të Kurbinit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet besim hajdarmataj ne vetting shkarkohet besim hajdarmataj besim hajdarmataj ne vetting shkarkohet besim hajdarmataj

Sondazh

Poll