Bota

Europa Jugore mbetet vatër aktive zjarri/ Shkrumbohen pyjet e Turqisë, Italisë e Greqisë, sipas studimeve duhen mbi 15 vite

4 Gusht 2021, 08:35 Nga DOSJA
Europa Jugore mbetet vatër aktive zjarri/ Shkrumbohen pyjet e Turqisë,

EUROPË– Shtetet e Europës Perëndimore vazhdojnë të jenë të “pushtuara” nga vatrat aktive të zjarrit që kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha të pyjeve dhe zonave të banuara. Më e rrezikshmja vazhdon të mbetet Turqia ku zjarret i kanë marrë jetën 8 personave ndërsa Italia dhe Greqia mbeten vetëm me dëme materiale.

152 nga 163 vatrat e zjarrit që ishin aktive nga 28 korriku janë shuar ndërkohë që 11 ndër to mbeten akoma aktive. Nga këto zjarre kanë humbur jetën 8 persona dhe janë prekur 18 rrethe, 78 fshatra, 2 mijë e 219 fermerë në 5 krahina të ndryshme. Në total nga ajri po veprojnë 57 helikopterë dhe 72 avionë ndërsa 5200 persona janë në terrën duke shuar flakët me zjarrëfikëse. Turqisë i kanë ardhur në ndihmë edhe shumë vende të tjera si Azerbajxhani, Irani, Rusia, Kroacia, Spanja dhe Ukraina përfshirë edhe Bashkimin Evropian.

Shteti Grek po përballet gjithashtu me vatrt e mëdha të zjarrit të cilat fatmirësisht deri më tani nuk kanë shkaktuar dëme njerëzore vetëm materiale. Shumë njerëz kanë humbur çdo pasuri që kishin, shtëpi e bagëti ndërsa po përballen edhe me një fenomen tjetër ku shumë njerëz kanë përfiuar nga rasti për të grabitur çdo gjë me vlerë që mbeti pas nga zjarri.

Çizmja e Italisë po ‘shkrumbohet’ ndërsa mijëra zjrrëfikës luftojnë me flakët, nukkanë arritur ti mposhtin ato, për ti dhënë qetësi vendit nga ‘ferri’ që e ka kapluar. Rreth 20 mijë hekatrë tokë janë djegur me pyje e kullota dhe 1.500 persona janë evakuuar. Fatmirësht në Itali deri më tani nuk është shënuar asnjë humbje jete nga flakët por sipas studimeve do të duhen të paktën 15 vite që ekosistemi të ripërtërihet. Sardenja, Siçili, Kalabria dhe bregdeti i Adriatikut janë më të prekur nga zjarret në Itali ku shkak për vatrat ezjarrit janë bërë temperaturat e larta në disa vende e në disa të tjera mendohet se ka qënë e qëllimshme, një person është arrestuar si i dyshuar për zjarrëvënie.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota zjaret ne turqi zjarret ne bote zjarret ne greqi zjarret ne itali zjaret ne turqi zjarret ne bote zjarret ne greqi zjarret ne itali

Sondazh

Poll