Sport

Sekreti i atletit italian që fitoi medaljen e artë, si u zbulua makina speciale që është krijuar në vitin 1987

3 Gusht 2021, 13:16 Nga DOSJA
Sekreti i atletit italian që fitoi medaljen e artë, si u zbulua makina

ITALI-Pas fitimit të Europianit, Italia po vazhdon me të tjera suksese në sport. Sa i përket Lojërave Olimpike në Tokyo, e gjithë vëmendja ishte përqendruar në garën për 100 metra. Lamont Jacobs që përfaqësoi Italinë e mbylli garën i pari me kohën 9.80.Por si u përgatit Jacobs për të mbërritur te suksesi? Së fundmi është “Sky Sport” që tregon pak nga stërvitja e atletit përpara garës së fituar. Ai shihet teksa ndjek shpejtësinë e makinës në pistën e vrapimit duke tejkaluar veten që në stërvitje, në mënyrë që të nxirrte përtej limiteve të tij në garë.

Departamenti i Fiziologjisë dhe Biomekanikës të Institutit të Shkencave të Sportit, e zhvilloi atë në 1987 me qëllim të përmirësimit të performancës së shpejtësisë së vrapuesve… Pastaj, projekti u la mënjanë, por disa muaj më parë Instituti i Shkencave Sportive Coni përshtati standardet moderne. Si punon?

Një karrocë e tërhequr nga një makinë, zvogëlon tërheqjen aerodinamike dhe lejon atletët të vrapojnë me të njëjtën fuqi prodhimi, por me shpejtësi më të larta se ato të garës, duke ndikuar kështu në mbitimulimin neuromuskular. Efekti në ndryshimin e forcës aerodinamike u vlerësua deri në shpejtësinë 13 metra në sekondë. Dhe atleti që e testoi atë jo më shumë se 4 muaj më parë ishte Jacobs.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia jacobs tokio 2020 italia jacobs tokio 2020

Sondazh

Poll