Bota

Sulm me armë në mes të ditës në Suedi, tre persona në gjendje të rëndë 

3 Gusht 2021, 16:41 Nga DOSJA
Sulm me armë në mes të ditës në Suedi, tre persona

SUEDI- Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme në Suedi, ku disa qytetarë janë qelluar me armë zjarri. Dailymail shkruan se deri tani 3 persona janë në gjendje të rëndë nga sulmi me armë ndërkohë që numr i saktë i të plagosurve nuk dihet ende.

Tre personat e plagosur janë dy burra te të 20-at dhe të 30-at, dhe një grua te të 60-at. Të shtënat kanë ndodhur në qytetin e Kristianstad pranë një qendre tregtare. Të tre personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që në vendngjarje ambulancat kanë shkuar për të marrë të lënduarit e tjerë. Zëdhënësi i policisë Rickard Lundqvist, tha se ende nuk është e qartë se sa persona janë plagosur.

“Disa njerëz janë gjetur në vende të ndryshme në zonë me plagë të dyshuara me armë zjarri,” tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota sulm me arme ne suedi sulm me arme ne suedi

Sondazh

Poll