Aktualitet

Po shuante flakët në Krinë të Gjirokastrës, asfiksohet ushtari, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën

3 Gusht 2021, 17:51 Nga DOSJA
Po shuante flakët në Krinë të Gjirokastrës, asfiksohet

GJIROKASTËR– Një ushtar është asfiksuar teksa po shuante flakët në fshatin Krinë të Gjirokastrës. Mësohet se ushtari i Forcave të Armatosura është nisur drejt spitali me auto-ambulancë, por ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Situata me zjarret në vend është e rëndë. Sot u shënua edhe viktima e parë pas më shumë se dhjetë ditësh që Shqipëria është përfshirë nga flakët.

Andrea Haxhiaj ndodhej në banesën e tij në fshatin Asim Zeneli bashkë me të shoqen në momentin që janë përfshirë nga flakët. 60-vjeçari ka përsuar dëme të mëdha në trup duke humbur jetën, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

LAJM KRYESOR: Shënohet viktima e parë! Evakuohen tre fshatrat e Gjirokastrës, situatë alarmante në Jug të Shqipërisë, Çako: Gjithçka ndodhi shpejt. Basha: Masat gjysmake nuk përmirësojnë asgjë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarret ne shqiperi zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll