Aktualitet

“O Dritan, hajde more këtu”, Rama ‘tërheq’ Abazovic për të prerë shiritin në pikën kufitare

3 Gusht 2021, 14:38 Nga DOSJA
“O Dritan, hajde more këtu”, Rama ‘tërheq’

MALI I ZI– Kryeministri Edi Rama ishte sot në Grabom të Malësisë së Madhe për inagurimin e pikës së përbashkët kufitare që do të lidhë Velipojën me Malin e Zi. I pranishëm në ceremoninë e organizuar ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në momentin që do të pritej shiriti, Rama ka kërkuar që bashkë me të të ishte edhe Abazoviç, por ky i fundit është stepur.

“O Dritan hajde këtu hajde, hajde more këtu…”- dëgjohet të thotë Rama dhe e kap nga krahu.

“Ja merri gërshërët, prite…ashtu, bravo”- shton Rama dhe nisin duartrokitjet.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dritan abazovic edi rama hapet pika kufitare ne grabom dritan abazovic edi rama hapet pika kufitare ne grabom

Sondazh

Poll