Aktualitet

Shoferi serb shkakton aksident të trefishtë në Xibrakë, plagosen një grua dhe një fëmijë

3 Gusht 2021, 14:22 Nga DOSJA
Shoferi serb shkakton aksident të trefishtë në Xibrakë,

LIBRAZHD– Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd pranë fshatit Xibrakë.

Policia njofton se një automjet tip “Fiat” me drejtues T.S., 43 vjeç nga Serbia është përplasur me një “Volkswagen”, me drejtues R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë dhe me mjetin tip “Opel”, me drejtues E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd. Për pasojë është plagosur drejtuesja e “Volkswagen” bashkë me fëmijën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2021, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan , në fshatin Xibrakë , mjeti tip ” Fiat”, me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe, është përplasur me mjetet tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë, dhe mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip “Volksëagen”, shtetasja B.M., dhe fëmija i mitur shtetasi L.M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne xibrake aksident ne xibrake

Sondazh

Poll