Aktualitet

KËRKESAT/ Në luftë prej muajsh me “Salillarin” dhe policinë, banorët e Lumasit futen në grevë urie, duan takim me Ram

3 Gusht 2021, 14:04 Nga DOSJA
KËRKESAT/ Në luftë prej muajsh me “Salillarin” dhe

BERAT– Banorët e fshatit Lumas, të cilët prej tre muajsh përplasen me kompaninë “Salillari” që ka nisur punimet në Sinec dhe dhunohen pa mëshirë nga Policia e Shtetit, janë futur në grevë uri pa afat. Ashtu siç lajmëruar një ditë më parë, pas dhunës arbitrare që pësuan nga uniformat e shtetit, banorët kanë ndërprerë ushqimin dhe ujin.

Pas hyrjes në grevë urie, një banor i zonës, u shpreh për mediat se greva do të vazhdojë për sa kohë që nuk pl0tësohen kushtet në letrën që kanë shkruar, duke theksuar se prioritare është ndërprerja e punimeve në lumin e Sinecit si dhe ndërperja e dhunës së policisë.    

Me anë të një letre, drejtuar kryeministrit Edi Rama, ambasadores Yuri Kim dhe ministrave e zyrtarëve të tjerë, ata kërkojnë shkarkimin e Drejtorit të Policisë së Beratit, Edmond Targaj, për të cilin shkruajnë se i ka dhunuar e kërcënuar.

Banorët kërkojnë të takohen me vetë kryeministrin Rama, të ndërpriten punimet si dhe të pezullohet e të vihet nën hetim, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.  

LETRA E PLOTË: Datë 03.08.2021

Drejtuar: Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë  z.Edi Rama; Ministrit të Brëndshëm, Z.Bledi Çuçi; Ministrit të  Turizmit dhe  Mjedisit  Z.Blendi klosi; Amasadës Amerikane  në Tiranë,Znj. Yuri Kim; Bashkimit Europian, përfaqësuar nga Z.Luigi Soreca; Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z.Ilir Meta; Avokatit të Popullit Znj.Erinda Ballanca; Shërbimit Informativ të Shtetit, Z. Elidon Bendo; Drejtuesit të Prokurorisë së Përgjithshme, Z. Olsian Çela; Kontrolli i Lartë i Shtetit Z.Arben Shehu; Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura;  Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura. 

Ne banorët e fshatit Lumas, kemi vendosur të futemi në grevë urie duke mos gjetur asnjë zgjidhje për problemin tonë  në mbrojtje të burimit të ujit të Sinecit.  Përpos faktit që po ndërtohet në burimin e Sinecit, e cila është zonë e mbrojtur, pasuri kombëtare duke e shkatërruar atë por edhe shtrati i Lumit të  Sinecit po shkatërrohet nga subjektet  private. Gjatë kësaj periudhe  nga ana e punonjësve të policisë jo vetëm që nuk jemi lejuar të  ushtrojmë të drejtën tonë kushtetuese për të protestuar por edhe jemi dhunuar prej tyre. Për sa më sipër, kemi vendosur të futemi në grevë urie pa afat dhe më poshtë ju parashtrojmë kërkesat tona :

1-Shkarkimin e Drejtorit të  Drejtorisë Vendore të Policisë Berat Edmond Targaj, i cili na ka dhunuar, kërcënuar dhe mohuar të drejtën kushtetuese për tu shprehur, grumbulluar, manifestuar dhe protestuar

2- Pezullimin e punimeve të vjedhjes së 4.2 milion Euro nga shoqëria “Salillari” sh.p.k në bashkpunim me kryetarin e Bashkisë Kucovë Kreshnik Hajdari,  të kamufluar pas ndërtimit të një ujësjellësi në  burimin e sinëcit, zonë e mbrojtur

3-Pezullimi nga detyra dhe hetimin administrative dhe penal ndaj Drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili përdor policinë e shtetit  si polici private në mbrojtje të shkatërrimit të  burimit dhe lumit të Sinecit e në mbrojtje të interesave të subjketeve private 

4- Takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me qëllim zgjidhjen e këtij problemi në mbrojtje të burimit shtratit të lumit Sinecit  si pasuri Kombëtare e  monument natyre.

Prej 3 muajsh banorët e Lumasit protestojnë kundër ndërhyrjes në zonën e Sinecit. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përmes një shkrese zyrtare pak ditë më parë urdhëronte Bashkinë e Kuçovës dhe firmën “Salillari” që të ndërpriste menjëherë punimet në Sinec pasi punimet cenojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë, territorin e shpallur “Monument Natyror”. Kjo gjë nuk e bëri firmën të ndërpriste punimet, gjë që ka sjellë dhe përplasje me banorët.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burimi i sinecit greva e banoreve te lumasit protesta ne sinec burimi i sinecit greva e banoreve te lumasit protesta ne sinec

Sondazh

Poll