Aktualitet

Hapet pika e re kufitare që na lidh me Malin e Zi, Rama: Dejt një Ballkani të Hapur, herët ose vonë, do të na mbështesin

3 Gusht 2021, 13:14 Nga DOSJA
Hapet pika e re kufitare që na lidh me Malin e Zi, Rama: Dejt një

MALËSI E MADHE- Velipoja do të lidhet me Malin e Zi me anë të një pike të re kufitare që është inaguruar sot. Vetë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, inaguroi këtë pikë të re kufitare duke  theksuar se është pjesë e nismës “Ballkani i Hapur”.

Sipas Ramës, kjo pikë e re kufitare me Malin e Zi, ka si qëllim që njerëzit e rajonit të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Ndërsa për nismën ‘Ballkani i Hapur’, Kreu i Qeverisë shtoi se është e ardhmja e përbashkët europiane dhe se herët ose vonë, do ta mbështesin të gjithë, duke nënkuotuar këtu kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk u është bashkuar liderëve të tjerë.

“Qëllimi ynë që njerëzit tanë të ndjehen dhe të jenë të lirë si në BE. Kjo është ajo që ndodh brenda Bashkimit Europian. Ku ka 2 pika bashkimit mes 2 vendeve nuk ka barriera, nuk ka pika kontrolli dokumentesh.  Edhe në këtë synojmë këtu. Që të realizojmë 4 liritë e BE-së, lëvizje e lirë e mallrave, njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve.  Ky është dhe qëllimi i nismës që ne kemi ndërmarrë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, që synon pikërisht që njerëzit të ndjehen të lirë, të lëvizin të lirë”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Malit të Zi tha gjithashtu se kur vendet janë të bashkuar, mund të bëjnë shumë.

“Këto pika kufitare moderne dëshmojnë besimin mes dy vendeve tona dhe i lejojnë qytetarëve të kalojnë lirshëm, pa pritur dhe pa humbur kohë në pika të tjera kufitare. Ky eveniment sot dëshmon për marrëdhëniet mes dy vendeve tanë, premtimi që bëhet duhet të mbahet. Besa e dhënë në Shqipëri dhe fjala në Mal të Zi, nuk ka kërkuar vulë, por gjithmonë është respektuar,”- tha ai.

Në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, më 29 korrik, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, firmosën tre marrëveshje të rëndësishme, lidhur me qarkullim e lirë në tregun e punës, eliminimi i barrierave për importin dhe eksportin e mallrave si dhe mobilizimin e të tria vendeve në rast të katastrofave natyrore.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet hapet pika kufitare ne grabom mali i zi hapet pika kufitare ne grabom mali i zi

Sondazh

Poll