Aktualitet

‘Sherri’ në Baldushk, avokati i banorëve: Ka devijim nga gjurma e projektit, firma dhe Bashkia kanë tejkaluar kom

3 Gusht 2021, 12:50 Nga DOSJA
‘Sherri’ në Baldushk, avokati i banorëve: Ka devijim nga

TIRANË– Banorët e Baldushkut kanë renditur edhe njëherë të gjitha pretendimet e tij me anë të avokatit të tyre mbrojtës, Leonard Cullhaj. Avokati ka kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku shprehen se aksioni i firmës së ndërtimit, të cilës i erdhi në ndihmë edhe policia është i paligjshëm.

Banorët kërkojnë që të shohin hartën e projektit për ndërtimin në fshatin e tyre, që zyrtarisht sipas Bashkisë së Tiranës do të bëhen për të strehuar banorët e prekur nga tërmeri i Nëntorit të 2019-tës.

“Banorët nuk kundërshtojnë ndërtimin e banesave për personat e prekur nga tërmeti, por punimet që kundërshtohen prej banorëve janë ato që tejkalojnë gjurmën e përcaktuar në VKM e firmosur nga ana e kryeministrit. Siç e shihni dhe vetë dëmi që është bërë është kolosal. Bashkia ka tejkaluar kompetenca. Prandaj janë të revoltuar jashtë masë, siç e shikoni dhe vetë. Firma e ndërtimit nuk i ka paraqitur banorëve kontratë. Janë veprime arbitrare. Banorët kanë një jetë që punojnë për këto shtëpi. Ne i kemi kërkuar firmës dokumentacionin, ndërsa përgjigja që kemi marrë është se juristi i tyre është me leje dhe nuk mund të themi asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë dokumentacion. Lidhur me vendin që po kryhen punime është vendosur për kompensim fizik. . Në lidhje me vendin ku po kryhen punimet, banorët e kanë të tyren pasi e kanë të trashëguar. Ka vendim për kompesim financiar, dhe banorët i kanë kërkuar kompesim fizik,”-u shpreh ai.

Banorët prej muajsh vijojnë rezistencën kundër projektit të bashkisë për të ndërtuar banesa në këtë zonë. Ata pretendojnë se Bashkia Tiranë, në të vërtetë do të bëjë një bllok vilash dhe jo banesa për të prekurit nga tërmeti. Një prej tyre kërcënoi dhe me flijimin e të gjithë njerëzve. Dje, Dosja.al publikoi edhe hartën e investimeve. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e baldushkut leonard cullhaj banoret e baldushkut leonard cullhaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 11:30

BALDUSHK– Punonjësit e firmës “Hysa” janë rikthyer në fshatin Baldushk të Tiranës për të vijuar me projektin e rindërtimit, por që në të vërtetë u zbulua se do ...