Aktualitet

Sekuestrohet jahti në Sarandë, arrestohen dy turq, njëri ishte kapiteni

3 Gusht 2021, 13:07 Nga DOSJA
Sekuestrohet jahti në Sarandë, arrestohen dy turq, njëri ishte

SARANDË– Një jaht i ankoruar në portin e Sarandës është vënë nën sekuestro nga autoritetet kufitare, ndërsa personat që ndodheshin brenda tij, janë arrestuar. Gjatë kontrollit të bërë brenda jahtit, është gjetur një 30-vjeçar me inicialet V.M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Për pasojë është vënë në pranga personi me inicialet Y. H., 47 vjeç, kapiteni i mjetit lundrues, si dhe personi me inicialet M. K., 54 vjeç (ekuipazh), të dy banues në Stamboll, Turqi. Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi turk V. M., 30 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare në portin e Sarandës, kanë ushtruar kontroll të detajuar në një mjet lundrues jaht të ankoruar në portin e Sarandës. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet lundrues, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar në brendësi të tij, shtetasin e huaj V. M., i cili nuk kishte mjet identifikimi dhe ishte i padeklaruar nga kapiteni.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i shtetasve: Y. H., 47 vjeç (kapiteni i mjetit lundrues) dhe M. K., 54 vjeç (ekuipazh), të dy banues në Stamboll, Turqi.
Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasi turk V. M., 30 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sekuestrohet jahti ne sarande sekuestrohet jahti ne sarande

Sondazh

Poll