Aktualitet

Bilanci i Covid në Kosovë/Një i vdekur nga dhe 110 raste pozitive

3 Gusht 2021, 12:54 Nga DOSJA
Bilanci i Covid në Kosovë/Një i vdekur nga dhe 110 raste pozitive

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë së Kosovës , sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se nga 3,667 teste të kryera në 24 orët e fundit pozitive kanë rezultuar 110 persona dhe anjë rast vdekje nga Covid.

Në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona nga koronavirusi. Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

03 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës. Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667. Në total numri i rasteve aktive është 689.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bilanci covid kosove bilanci covid kosove

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Gusht 2021, 11:30

BALDUSHK– Punonjësit e firmës “Hysa” janë rikthyer në fshatin Baldushk të Tiranës për të vijuar me projektin e rindërtimit, por që në të vërtetë u zbulua se do ...