Sport

Me bark dhe disa kile më shumë, fiziku i Neymar “tmerron” fansat e brazilianit, krahasimi me Messin

3 Gusht 2021, 11:31 Nga DOSJA
Me bark dhe disa kile më shumë, fiziku i Neymar “tmerron”

SPANJË– Sulmuesi i PSG, Neymar ndodhet me pushime në Ibiza. Sulmuesi brazilian ende nuk i është bashkuar skuadrës franceze,megjithatë lojtari bën zhurmë edhe kur nuk është në fushën e lojës. Gjithçka ka të bëjë me fizikun e tij, në disa foto të publikuara shihet sesi lojtari ka marrë disa kile më shumë.

Sytë e fansave të brazilianit dalluan qartë transformimin e lojtarit dhe filluan menjëherë komentet në rrjetet sociale,madje shumëkush i ka krahasuar fotot e tij me fotot e Messit.
“Leo Messi është 34 vjeç dhe Neymar 29. Diferenca të vogla. Ndryshe nga braziliani, Messi kujdeset më shumë se 18 vjet duke punuar dhe duke u kujdesur të jetë më i miri i të gjitha kohërave”, ka shkruar Miguel Blasquez.

 

Leo Messi tiene 34 años y Neymar 29. Pequeñas grandes diferencias. A diferencia del brasileño, Messi lleva más de 18 años trabajando y cuidándose para ser el mejor de todos los tiempos. #Messi pic.twitter.com/fzUSH9ELyd

— Miquel Blázquez (@BlazquezFont) August 2, 2021

Një tifoz ka përdorur fotomontazh me trupin e Neymar e duke ironizuar. “Kur shkon me pushime, por nuk duhet të tejkalosh me ushqimet dhe pijet. Neymar, qetësohu”.

Como esta Neymar // Como lo ven los Tuiteros pic.twitter.com/yk3CSVGWjn

— El Negrin de Boka (@NegrinBoka) August 2, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport messi neymar psg messi neymar psg

Sondazh

Poll