Sport

U fut të ndante sherrin dhe u konfirmua si i vdekur, policia ndryshon versionin për ish-futbollistin e Ajax: Është në gjend

3 Gusht 2021, 11:11 Nga DOSJA
U fut të ndante sherrin dhe u konfirmua si i vdekur, policia ndryshon

HOLLANDË-Ish-futbollisti i Ajax, Jerge Hoefdraad fillimisht u raportua i vdekur. Gazeta De Telegraaf raportoi se ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal të Amsterdamit. Një sherr shpërtheu dhe ish-sulmuesi u fut për të ndarë, por një person që nuk është identifikuar ende e qëlloi në kokë.

Hoefdraad u dërgua me urgjencë në një spital të Amsterdamit, por ndërroi jetë të hënën në mëngjes.Sidoqoftë, policia konfirmoi se kishte bërë një gabim pasi lojtari është në gjendje kritike në spital.

Në një deklaratë thuhej: “Ju kërkojmë falje, mesazhi u raportua gabimisht këtë pasdite për vdekjen e 35-vjeçari.Ai është në gjendje shumë kritike në spital. Na vjen shumë keq për këtë dhe i kërkojmë falje familjes së tij.”Hoefdraad ka qenë pjesë e Ajax, më pas luajti për skuadrat hollandeze RKC ëaalëijk, Almere City dhe Telstar.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ajax hollandë jerge hoefdraad ajax hollandë jerge hoefdraad

Sondazh

Poll