Sport

“Gjatë stërvitjeve vinte baste për kuaj”, ish-lojtari tregon pasionin e fshehur të Ferguson: Fliste në celular

2 Gusht 2021, 21:28 Nga DOSJA
“Gjatë stërvitjeve vinte baste për kuaj”, ish-lojtari

ANGLI-Sir Alex Ferguson nuk rresht kurrë së surprizuari. Ish-trajneri i Manchester United ka hyrë në histori si një nga legjendat jo vetëm të klubit anglez, por edhe të trajningut. Përtej futbollit, skocezi kishte edhe një pasion tjetër të fshehur, garat me kuaj, ose më saktë vendoste baste për to. Këtë e ka zbuluar ish-lojtari i tij Rio Ferdinand.

Anglezi tregon se gjatë stërvitjeve, ai nuk merrej direkt me lojtarët, por ua linte këtë punë ndihmësave të tij. Ai vetë vëzhgonte nga larg po edhe fliste në telefon. Ish-mbrojtësi ka çuditur teksa ka zbuluar se disa nga këto telefonata ishin për të vënë baste për garat e ditës.

“Ai bënte diskutimet dhe ndërtonte seancat stërvitore me asistentët e tij para se të dilnim në fushë për t’u stërvitur, por pastaj qëndronte në një cep dhe vëzhgonte individët, situatat, mënyrën si silleshim apo intensitetit e stërvitjes.Por personi me të cilin fliste më shumë ishte ai që i vendoste bastet për garat me kuaj.

Ai fliste me të në telefon rreth cilit kalë do të vinin bast,herë pas here para seancës ai na mblidhte, ndoshta përpara një ndeshje të madhe në fundjavë ose pas një rezultati dhe thoshte, “dëgjoni djema tani dua një seancë të vështirë dhe të fortë”. Kështu që ai nuk fliste shumë për detajet,tregoi Ferdinand.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferdinand ferguson manchester united ferdinand ferguson manchester united

Sondazh

Poll