Ina Zhupa: Babëzia e Veliajt para se të lërë bashkinë, 5.2 mln euro tendera për mobilje zyrash
1 Qershor 2019, 10:49Nga DOSJA
TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka publikuar disa dokumente në rrjetin social Facebook, ku denoncon kontratimin e disa tenderave nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Zhupa shkruan se Veliaj po bën vjedhje galopante ditën e fundit para se të lërë bashkinë e Tiranës.
Në dokumentet e publikuara nga ish-zëdhënësja e PD-së shihen kontratat e bëra me disa firma në lidhje me trajnimin e stafit të Bashkisë dhe me blerjen e pajisjeve të reja për zyrat për vitin 2019.
“5.2 milion euro tendera në një ditë! Abuzimi dhe vjedhja galopante e ditës së fundit të Veliajt para se të lërë bashkinë!
Me vendimin e Keshillit të Ministrave nr.284, datë 10.05. 2019 qeveria miratoi farsën e rradhës duke pezulluar zhvillimin e procedurave të prokurimit publik në të gjitha Bashkitë e vendit për periudhën e zgjedhjeve vendore farsë nga data 1 Qershor 2019 deri me 30 Qershor.
Abuzimi dallon qartë në Bashkinë e kryemashtruesit Erion Veliaj i cili ditën e fundit 31 Maj 2019 që mbyllet dhe sistemi i prokurimit publik sipas VKM për këto njesi vendore , ka arritur të tenderoj kontrata që shkojnë në një vlerë prej 5.2 milion euro . Tenderat e zhvilluar ne ditën e fundit janë abuziv dhe me vlera të 3 fishuara , këtu vërehen në tenderat si: per trajnim stafi të Bashkise , blerje mobiljesh!
Kjo është babëzia e atij që ka abuzuar çdo ditë në krye te bashkise dhe nuk mund të linte pa abuzuar dhe ditën e fundit!”– shkruan Zhupa krahas fotove.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Gazetarja dhe mbështetëse e të djathtës në Shqipëri, Edlira Gjoni, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas letrës së shtatë që ky i fundit...
TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka paraqitur kërkesën në Kuvend pasi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Në një status në rrjetet socia...
TIRANË– Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit kundër kryem...
Eksperti dhe profesori amerikan për politikën, Alon Ben-Meir ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila tha se shqiptarët ishin nje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër publike demokratëve në ditën kur partia që ai drejton do të nisë fushatën për zgjedhjet lokale të 30 q...
TIRANË– Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka dhënë një përgjigje epitetit “tradhëtare” pas mosdjegies së mandatit.E ftuar ne studion e emisionit “Ekopol...
TIRANË- Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, i cili kohët e fundit ka dalë kundër qeverisë socialiste ka reaguar sërish kundër koncensioneve të dhënë nga...
TIRANË–Kryeminstri Edi Rama ka shtruar sot një Iftar për besimtarët mysliman, ku kanë marrë pjesë figurat më të larta të feveve në Shqipëri. Nga darka e If...