Politike

Kërkoi interpelancë me Ramën, Maliqi paraqet kërkesën në Kuvend

1 Qershor 2019, 09:46 Nga DOSJA
Kërkoi interpelancë me Ramën, Maliqi paraqet kërkesën

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka paraqitur kërkesën në Kuvend pasi ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Në një status në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se situate e rëndë në vend e ka çuar që të marrë këtë vendim.

Maliqi thekson më tej se ka zgjedhur datën 1-Qershor për të paraquitur kërkesën në Kuvend pasi sipas tij sot nuk festojnë fëmijët shqiptarë por ata të oligarkëve.

“Të dashur miq se shpejti më ndiqni pasi sapo paraqita në Kuvend kerkesen per: Interpelancë me Kryeministrin Rama per situatën e rëndë ekonomike,politike dhe te rendit e pasigurisë në vend.

Emerimet nepotike,shantazhimet në administaratë dhe korrupsioni.Situata e zgjedhjeve te 30 Qershorit dhe pergjegjësit e konfliktit civil dhe viktimave nese do ndodhin diten e votimit si dhe mosmbajtjen e premtimeve elektorale gjate fushates se 2017.Zgjodha daten 1 Qershor se sot nuk kanë festë fëmijet e shqiptarëve por vetëm femijët e politikanëve dhe Oligarkëve,”– shkruan Maliqi.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike interpelance me ramen lefter maliqi maliqi dorezon kerkesen ne kuvend interpelance me ramen lefter maliqi maliqi dorezon kerkesen ne kuvend

Sondazh

Poll