Rama nis fushatën me PS-në, Basha mobilizon të tijët: Asnjë hap pas! Nesër të gjithë në shesh
1 Qershor 2019, 09:00Nga DOSJA
TIRANË– Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, kryedemokrati Lulzim Basha i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit kundër kryeministrit Edi Rama.
“Asnjë hap pas për çlirimin e vendit nga e keqja! Nesër në ora 19:00 të gjithë në shesh!”
Ndërkohë që opozita do të protestojë në Tiranë para Kryeministrisë, Rama do të jetë në Lezhë ku edhe do të prezantojë kandidatin për zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreun.
Thirrja e Bashës vjen pas letrës së hapur që kryeministri Edi Rama i dedikoi demokratëve ditën e sotme, ku thoshte se vendimi i partisë së tyre për mospjesëmarrje në zgjedhje është një tradhti nga lidershipi.
Ditën e nesërme opozita e bashkuar do të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare kundër qeverisë Rama. Që prej 21 shkurt, opozita ka djegur mandatet duke u larguar nga Kuvendi.
Ata kërkojnë largimin e qeverisë Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Eksperti dhe profesori amerikan për politikën, Alon Ben-Meir ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministres serbe, Ana Brnabiq, e cila tha se shqiptarët ishin nje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër publike demokratëve në ditën kur partia që ai drejton do të nisë fushatën për zgjedhjet lokale të 30 q...
TIRANË– Deputetja demokrate Rudina Hajdari i ka dhënë një përgjigje epitetit “tradhëtare” pas mosdjegies së mandatit.E ftuar ne studion e emisionit “Ekopol...
TIRANË- Ish-Ministri i Financave, Arben Malaj, i cili kohët e fundit ka dalë kundër qeverisë socialiste ka reaguar sërish kundër koncensioneve të dhënë nga...
TIRANË–Kryeminstri Edi Rama ka shtruar sot një Iftar për besimtarët mysliman, ku kanë marrë pjesë figurat më të larta të feveve në Shqipëri. Nga darka e If...
TIRANË- Kryeminstri Edi Rama ka shtruar sot një Iftar për besimtarët mysliman, ku kanë marrë pjesë figurat më të larta të feveve në Shqipëri. (Lexo këtu)Në...
GJERMANI-Michael Roth ka deklaruar se Bashkimi Europian duhet të marrë një vendim për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ...
TIRANË- Ministria e Jashtme Shqiptare ka reaguar në lidhje me një deklaratë të ministrisë së Jashtme greke, e cila theksonte se në rastin e Fredi Belerit i...
TIRANË- Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka bërë një reagim për Edi Ramën, ku shkruan se i duhet lënë që t’i shkojë deri në fund në kthimin e sistemit...