Politike

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, nominon Kroacinë për Heqjen e Vizave

3 Gusht 2021, 06:18 Nga DOSJA

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka njoftuar se ka nominuar Kroacinë për Programin e Heqjes së Vizave, “Visa waiver program”, çka do të thotë se për 90 ditë qytetarët mund të lëvizin për turizëm apo punë, pa kërkuar vizë. 

“Sot, unë nominova Kroacinë për t’u bashkuar me Programin e Heqjes së Vizave. Ky hap drejt udhëtimit pa viza njeh përparimin e jashtëzakonshëm të Kroacisë për të përmbushur standardet rigoroze për vendet pjesëmarrëse. Ne presim një marrëdhënie edhe më të fortë SHBA-Kroaci,”-shkruan ai.

Kroacia ka punuar në heqjen e vizave që nga viti 2007, pasi bashkë me Rumaninë, Bullgarinë dhe Qipron, janë vendet e vetme të Bashkimit Europian që duhet të lëvizin ende “me leje”. Heqja e vizave ka qenë një çështje diplomatike e pazgjidhur në marrëdhëniet midis dy vendeve për gati 30 vjet, por mesa duket po i vjen fundi. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike antony blinken vizat e shba me kroacine antony blinken vizat e shba me kroacine

Sondazh

Poll