Politike

Situata me zjarret në vend, kryeministri Edi Rama: Nuk jemi vendi i vetëm që po përballet me to

2 Gusht 2021, 14:06 Nga DOSJA
Situata me zjarret në vend, kryeministri Edi Rama: Nuk jemi vendi i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për situatën e zjarreve në Shqipëri, kur kanë kaluar më shumë se 12 ditë alarmante. Në një postim në Facebook, Rama ka publikuar një video ku shihet aksioni i Forcave të Ushtrisë dhe krah saj shkruan se Shqipëria nuk është i vetmi vend që po përballet me zjarret.

Sipas Kreut të Qeverisë, ndërkohë që vendi digjet, angazhimi për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim.

“Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve,”- shkruan Rama.

Zjarret janë ende aktive dhe po përpijnë disa dhjetra hektarë pyje dhe kullota të gjelbra. Vlora është zgjuar edhe sot nën pushtetin e flakëve, ku pas mesnatës, mali i Tragjasit, në anë të ByPass-it të Vlorës është përfshirë nga zjarret. Djetra vatra të tjera janë aktive, por përgjigjia e vetme e qeverisë është se nuk jemi vendi i vetëm që po përballemi me këtë situatë. Edhe me herët, Ministri për Mbrojtjen Niko Peleshi i ‘qau hallin’ Turqisë kur tha se atje janë shënuar edhe vektima, kurse Shqipëria është ‘mirë’. 

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama zjarret ne shqiperi edi rama zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll