Politike

‘Një parti s’mund të hajë bar për hir të një deputeti’/ Yuri Kim i vuri ultimatum Bashës, Berisha i kujton

2 Gusht 2021, 08:17 Nga DOSJA
‘Një parti s’mund të hajë bar për hir të

TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka nisur ditën me një mesazh të fortë politik, drejtuar indirekt ambasadores amerikane, Yuri Kim. Berisha ka ndarë mesazhin që u ka dhënë demokratëve nga festa e 25-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

“Sikur 1000 të mbesin, do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten, do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë, do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike,”-shprehet Berisha në video.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, ambasadorja Kim jashtë selisë blu dha një sinjal të fortë për liderin historik të kësaj force politike, duke i vënë ultimatum Bashës. Ajo u shpreh se PD duhet ta mendojë mirë, pasi një parti s’mund të hajë bar për hir të një deputeti, duke mos e përmendur me emër ish-kryeministrin. Berisha, bashkë me gruan dhe dy fëmijët, pak muaj më parë u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike sali berisha yuri kim sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll