Politike

‘Zjarri në Karaburun, i vetmi serioz’/ Rrezikuam bazën e Pashalimanit, ministri Peleshi i qan hallin Turqisë: Ne jemi mir

2 Gusht 2021, 10:02 Nga DOSJA
‘Zjarri në Karaburun, i vetmi serioz’/ Rrezikuam bazën e

VLORË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë më në fund në terren për të bërë me dije detaje zyrtare lidhur me zjarret që kanë pushtuar vendin. Në një deklaratë për shtyp nga baza e Pashalimanit, Peleshi tha se kjo e fundit ishte rrezikuar gjithashtu nga flakët. Ndërkohë që shtoi se deri më tani, e vetmja vatër e rrezikshme ishte ajo në Karaburun, pasi të tjerat ishin vënë nën kontroll.

Dua të them dy tre fjalë për të informuar opinionin. Dua të shpreh ngushëllime me Turqinë dhe Greqinë. Janë përfshirë nga zjarret, por atje ka pasur edhe dëme në njerëz. 10 vetë kanë humbur jetën në Turqi, dhjetra shtëpi të djegura. Solidarizohemi me ta. Ne e konsiderojmë të menaxhuar me sukses, nuk kemi pasur humbje jete dhe as banesa të djegura. Kemi tejkaluar edhe situatën e vështirë në dy fshatra të Fierit, orët e para të mëngjesit u fik zjarri në Mamurras. Tani e vetmja vatër është Karaburuni. Këtu kemi shmangur prekjen e parkut të Llogarasë. Kemi rreth 60 fluturime të helikopterit deri më tani që ka dhënë impakt të konsiderueshëm. Flakët cënuan edhe bazën e Pashalimanit, por falenderoj për punën e bërë për ta mbajtur jashtë rrezikut. Kemi 200 efektivë këtu. Dua të veçojk ushtarin e thjeshtë, duhet të merrte ekranet. Nuk na takon ne mikrofoni se bëjmë detyrën. Ata përballen me rrezikun pa iu thënë dikush faleminderit,”-u shpreh ministri.

LAJMI KRYESOR: Vlora bëhet ‘plagë’ nga zjarret, Mamurrasi ‘nën kontroll’/ Pas 7 ditësh, Ministria e Mbrojtjes nxjerr helikopterin, ndërhyrje sërish nga ajri në Karaburun, flakë edhe në Pashaliman

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike niko peleshi zjarre ne shqiperi niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll