Politike

Dje po “harbohej” në Serbi me ministrin e Vuçiç, Grenell vjen në Shqipëri, drekë me Edi Ramën, i nxjerr dhe FOTON: Tr

2 Gusht 2021, 07:25 Nga DOSJA
Dje po “harbohej” në Serbi me ministrin e Vuçiç,

TIRANË– Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, pas Beogradit ka ardhur edhe në Tiranë. Disa orë më parë më parë ai ka vizituar Tiranën, duke takuar edhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin duket se ka kaluar ditën e dielë.

Vetë Grenell zbuloi këtë vizitë përmes postimit të një fotoje në llogarinë e tij në Instagram duke e shoqëruar me shënimin se kishin ndarë të dy shumë ngjarje dhe tregime bashkë, por i mbajtën sekret me publikun.

“Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,”- ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

 

 

A post shared by richardgrenell (@richardgrenell)

Por ajo që bie në sy është fshehja që kreu i qeverisë shqiptare i ka bërë takimit me Grenell, i cili vetëm pak orë më parë kalonte kohën në Serbi duke u dëfryer me ministrin e Aleksandër Vuçiç.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama richard grenell richard grenell ne tirane richard grenell takon ramen edi rama richard grenell richard grenell ne tirane richard grenell takon ramen

Sondazh

Poll