Aktualitet

U raportua se iu grabit vila në Lalëz, flet kreu i SPAK, Arben Kraja: Lajm i sajuar, duan të na ‘godasin’

3 Gusht 2021, 05:38 Nga DOSJA
U raportua se iu grabit vila në Lalëz, flet kreu i SPAK, Arben Kraja:

TIRANË– Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka komentuar lajmin për grabitjen e vilës së tij në zonën e Gjirit të Lalëzit.

Në një prononcim për mediat, Kraja ka mohuar gjithçka duke u shprehur se e gjitha është një lajm i rremë për ta goditur SPAK-un dhe integritetin e tij, duke e konsideruar raportimin si një lajm të rremë.

Lajm i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit. Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më parë. Garantoj publikun se SPAK nuk intimidohet nga ‘Fake news’,”-shkruan ai.

Dëshmitari që raportoi lajmin për “Albanian Post” ka bërë me dije se në zonën e Lalëzit ka pasur shumë  operacione më grabitje, ku persona të paidentifikuar futen nga dritaret dhe marrin çfarë t’u zërë dora.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben kraja grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit arben kraja grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Gusht 2021, 19:16

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka mohuar se është larguar me pushime, ashtu siç u deklarua nga kreu i Kontrollit të Lartë të S...