Aktualitet

Po peshkonte me gjenerator, vdes 62-vjeçari në Bulqizë

2 Gusht 2021, 19:12 Nga DOSJA
Po peshkonte me gjenerator, vdes 62-vjeçari në Bulqizë

BULQIZË– Ramazan Murrja, 56 vjeç, banues në Bulizë, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Mësohet se Murrja ka duke peshkuar me gjenerator në lum, në vendin e quajtur “Tre Çezmat”.

Për pasojë, ai ka rënë në kotakt me rrymën elektrike, gjë që ka bërë që zemra e 56-vjeçarit të pushojë së rrahuri.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 18.30, është dërguar në spitalin e Bulqizës pa shenja jete shtetasi R. M., 56 vjeç, i cili paraprakisht dyshohet se duke gjuajtur peshk në lumin Drin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize ramazan murrja bulqize ramazan murrja

Sondazh

Poll