Aktualitet

Plagosje me thikë në Tiranë, i riu qëndron i shtrirë në tokë, rrethohet zona

2 Gusht 2021, 19:11 Nga DOSJA
Plagosje me thikë në Tiranë, i riu qëndron i shtrirë

TIRANË- Një person, 15 vjeç me inicialet J.K., është plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe sipas njoftimit të policisë, gjithçka ka ardhur pas një konflikti për motive të dobëta.

“BalkanWeb” ka publikuar pamjet nga vendngjarja, ku shihet që personi i plagosur ndodhet i shtrirë në tokë. Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka rrethuar zonën me shirit, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e plagosjes. 

I plagosuri është dërguar në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori nuk dihet.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:45, në bulevardin “Zhan D’ark” dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale J. K., rreth 15 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekut. Menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet plagosje me thike ne tirane plagosje me thike ne tirane

Sondazh

Poll