Aktualitet

Kreu i SPAK, Arben Kraja, një nga ‘pretë’! NAMI ME GRABITJE në Gjirin e Lalëzit, hajdutët futen natën në vila, marrin

2 Gusht 2021, 22:07 Nga DOSJA
Kreu i SPAK, Arben Kraja, një nga ‘pretë’! NAMI ME

DURRËS– Shtatë shtëpi, mes të cilave edhe ajo e kreut të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK), Arben Kraja, janë grabitur një natë më parë në Gjirin e Lalëzit. Burime të sigurta pranë Albanian Post, bëjnë me dije se njërit prej pronarëve të shtëpive, grabitësit i kanë vjedhur kuletën teksa ka qenë në gjumë.

Ndërsa kartat e identitetit ja kanë hedhur në oborrin e shtëpisë, duke u larguar me paratë. Siç mësohet nga banorët e zonës, kjo nuk është nata e parë kur kryhen vjedhje në këtë zonë. Ngjarje të tilla ka pasur edhe në ditët paraardhëse.

Konkretisht, mësohet se pre e grabitjeve kanë qenë rreth tre ose katër shtëpi, dy mbrëmje më parë. Një prej dëshmitarëve, ka bërë me dije për Albanian Post se grabitësit i janë futur nga dritarja. Së bashku me familjarët, personi i është drejtuar banesës rreth orës 02.30 të natës. Në çastin e hyrjes për në banesë, ai ka parë se një prej dritareve ka qenë e hapur. Edhe këtë herë skema është e njëjtë: Personit i janë vjedhur paratë nga portofoli dhe disa sende me vlerë, ndërsa kartat e ndryshme janë hedhur në oborrin e shtëpisë.

Kjo situatë ka krijuar shqetësim të madh në komunitet, duke çuar banorët në gjendje paniku dhe pasigurie. Gjithsesi, Policia e Durrësit ende nuk ka dhënë asnjë njoftim për këto grabitje.

(F.m/ dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit grabitet shtepia e arben krajes grabitje ne gjirin e lalëzit

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Gusht 2021, 19:16

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka mohuar se është larguar me pushime, ashtu siç u deklarua nga kreu i Kontrollit të Lartë të S...