Aktualitet

Shqipëria në flakë! Haki Çako i mbyll derën KLSH-së dhe ikën me pushime: Kisha një event familjar, s’po përballemi ve

2 Gusht 2021, 17:10 Nga DOSJA
Shqipëria në flakë! Haki Çako i mbyll derën

TIRANË– Në një kohë që Shqipëria është nën pushtetin e flakëve, kreu i Emergjencave Civile Haki Çako ka braktisur zyrën për të kaluar disa ditë pushimesh. Lajmin e ka bërë me dije, kreu i Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu.

Ky i fundit, në një prononcim për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, Shehu tha se grupi i auditit ka mbërritur për të kryer kontrollet pranë emergjencave, por specialistët i kanë pohuar se drejtori është me pushime dhe nuk mund të lejojnë askënd që të ushtrojë kontrolle në mungesë të Çakos. Shehu i bëri thirrje Çakos që të kthehet në krye të detyrës.

“I bëj thirrje publikisht drejtorit të emergjencave civile të kthehet urgjent në detyrë për të zbatuar detyrimet që ka sipas ligjit, me situatën kur disa zona të vendit janë pushtuar nga zjarret. E dyta të mos bëhet pengesë për auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Është e vërtetë që është komunikuar se nuk mund të jepet asnjë informacion derisa të kthehet drejtori i emergjencave,”- tha ai.

Menjëherë, pas publikimit të këtij lajmi, Haki Çako trazoi pushimet dhe dhe komentoi situatën e zjarreve nga telefoni. Në një lidhje telefonike për “News24”, Çako deklaroi se situata më problematike paraqitet në Prefekturat e Vlorës, Fierit, Gjirokastrës dhe Beratit, ku më e ngarkuar situata vijon të jetë në Karaburun dhe fshatin e Dukatit.  Sipas tij, të gjitha strukturat shtetërore e vendore janë angazhuar në terren për shuarjen e flakëve.

Çako theksoi se në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme do të mblidhet Komiteti i Mbrojtjes Civile për të bërë vlerësimin e situatës. Çako ka mohuar se është larguar me pushime, por shtoi se kishte një event familjar, por që është kthyer sërish në zyrë. Përsa i përket thirrjes së Shehut, kreu i Emergjencave shton se ai nuk mund t’i bëjë thirrje në këtë mënyrë, aq më tepër kur drejtori ka evente. Kreu i Shtetit, Ilir Meta përsëriti thirrjen e kreut të KLSH-së Arben Shehu, teksa kërkoi kthimin në detyrë të Kreut të Emergjencave Civile, Haki Çako.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben shehu auditi ne klsh haki cako zjarret ne shqiperi arben shehu auditi ne klsh haki cako zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Gusht 2021, 19:16

TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka mohuar se është larguar me pushime, ashtu siç u deklarua nga kreu i Kontrollit të Lartë të S...